Të punosh te Kolonat

aaa1

 

TË PUNOSH TEK KOLONAT

Çdo ditë, në lokalet Kolonat në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovë , punojnë më shumë se – punonjës, – të rinj studentë, nëna që punojnë, përgjegjës e menaxherë me kompetenca dhe formim të ndryshëm – të cilët trasmetojnë cilësinë dhe vlerat e Kolonave tek klientët.

• Ne, nën moton për një shërbim “Klienti mbi të gjitha“, kemi krijuar një standart ku çdo klient gjen mikpritjen dhe shërbimin e kulturuar. “Cilësi, shërbim, pastërti” është përherë në qendër të punës sonë, e cila ka bërë që brandi Kolonat të jetë i frekuentuar dhe i pëlqyer nga të gjitha moshat.

• Në Kolonat punohet shumë

Do të thotë se:

Ai që vendos të punojë tek Kolonat, duhet të ketë dëshirë për punë, dëshirë për të mësuar e për të kryer shumë mirë punë të ndryshme, të përballojë presionin në momente fluksi, të jetë i gatshëm të ndihmojë kudo ku është nevoja, të respektojë të gjitha rregullat sipas standarteve dhe sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë që Kolonat kërkon nga vetja dhe nga punonjësit e saj.

Në restorantet Kolonat është kategorik respektimi i afateve të caktuara për përgatitjen e produkteve, për higjienizimin e duarve, edhe për të shkuar në banjo, ashtu siç ndodh në të gjitha ato biznese profesionale ku respektimi i kohës është faktor kyç për cilësinë në punë.

• Duhet të futësh brenda mallrat e furnizuara, duhet të shërbesh në kasë, duhet të skuqësh patatet , duhet te pastrosh dhe te mirembash te pastra ambjentet ku punon

Do të thotë se:

• Punonjësit e restoranteve Kolonat kryejnë detyra të ndryshme, të shpërndara sipas turneve, mbi kriterin e rotacionit. Këto detyra janë: hyrja e mallit, pritja e klientëve, marrja e porosive në kasë dhe në sallë, përgatitja ushqimit në respekt të standardeve e sigurisë (p.sh. skuqja e patateve, pjekja e mishit, përgatitja e brumit të picave, thekja e bukës, përgatitja e sallatave, makaronave etj…), pastrimi (disa restorante përdorin shërbimin e pastrimit nga të tretë, të tjerë planifikojnë për personelin e tyre turne të posaçme për kryerjen e pastrimit). Ne e kryejmë vetë pastrimin për të sigurar një pastrim brenda të gjithë standarteve dhe të kontrolluar.

• Punohet edhe me turne , si dhe në fundjavë

Do të thotë se:

Turnet e punonjësve janë në varësi të kërkesave dhe fluksit te klientëve në restorante të veçanta dhe janë të organizuar në mënyrë të tillë që të ofrojnë shërbim efikas në çdo moment, duke parashikuar numër më të madh punonjësish në kohën e fluksit dhe më pak punonjës në orë të tjera me pak punë. Gjithashtu duhet të mbulohen edhe orët e punës gjatë turneve si dhe në fundjavë.  Nje pjese e punonjësve të Kolonave punojnë part-time me turne nga 18 në 24 orë në javë.

Punonjësit në Kolonat punojnë me kontratë pune të rregullt dhe paguhen me përpikmëri sipas pagës së nënshkruar në kontratë, në fund të çdo muaji.
Pagat mesatare në kontratat me Kolonat caktohen sipas standardeve të pagave të punëtorëve të përcaktuara në kontratën kolektive kombëtare të punës .

• 90% e punonjësve janë me kontrata pune me afat të papërcaktuar

Të gjithë punonjësit Kolonave janë punesuar rregullisht në bazë të kontratës kolektive kombëtare të punës

Më konkretisht, 94% e tyre kanë kontratë pune stabël, 71% janë me kohë të pacaktuar dhe 23% me kontratë stazhieri (me kohëzgjatje 36 muaj), e barabartë, me ata me kohë të pacaktuar. Pjesa e mbetur prej 6% e punonjësve përfitojnë kontrata me kohë të kufizuar sipas rasteve specifike, p.sh. kur zëvendësojnë një punonjëse që ka marrë lejen e lindjes, etj.

• Mund të bëhesh menaxher i restoranti edhe në moshën 27 vjeçare

Tek Kolonat mundësitë e rritjes profesionale fillojnë menjëherë dhe aftësitë vlerësohen sipas meritës. 90% e menaxherëve ka filluar që nga niveli më i ulët , duke i ngjitur shkallët një e nga një deri në arritjen e nivelit më të lartë . 40% e nëpunësve të administratës vijnë nga restorantet. Kolonat është një mundësi e mirë punësimi për të rinjtë: mosha mesatare e punonjësve të restoranteve është 29 vjeç.

• Ne në Kolonat besojmë në filozofinë tonë, prandaj kemi punësuar të rinj dhe do të punësojmë edhe të tjerë në vitet e ardhshme.

Aktualisht në Kolonat punojnë 300 punonjës në gjithë vendin dhe në Kosovë; 100 punonjës më tepër në krahasim me vitin e kaluar. Në 3 vitet e ardhshme Kolonat do të hape edhe mbi 6 restorante të reja që do të thote punësim edhe për minimumi 200 punonjës të rinj. Këto 200 vende pune të reja i shtohen numrit të punësimeve që bëhen rregullisht në restorantet Kolonat për ndërrimin e zakonshëm të personelit ekzistues dhe janë të shpërndara në gjithë filialet në mënyrë të barabartë.