Informacione

EJA TË PUNOSH ME NE

aaa2

• TRAJNIMI

Entuziazmi, organizimi dhe sensi i lartë i përgjegjësisë bëjnë që në restorantet Kolonat të shiten çdo vit mijëra hamburger, panine, pica , prodhime të pulës e të tjera. Trajnimi i vazhdueshëm dhe bashkërendimi i vlerave bëjnë të mundur arritjen e këtyre shifrave. Për ne është themelore që të gjithë punonjësit tanë të njohin dhe të zbatojnë mirë procedurat, komunikimin me ekipin dhe me klientët, ndarjen e përbashkët të përgjegjësive dhe të rezultateve. Në filozofinë e Kolonave njerëzit janë investim: për këtë arsye, që prej 10 vjetësh ne ofrojmë programe trajnimi të të gjitha niveleve dhe për të gjitha postet e punës, nga punonjësi i thjeshtë tek përgjegjësi, menaxheri i restorantit. Trajnimi bëhet kryesisht ne qendrën logjistike te Kolonave, por jo vetëm aty por dhe në restorantet, ku japin mësim profesionistët dhe formohen bashkëpunëtorët tanë të ardhshëm. Ai që zgjedh të punojë në Kolonat e di se mund te fitojë aftësi jo vetëm për punën konkrete por edhe aftësi menaxhuese dhe në fushën e marrëdhënieve me publikun, të cilat pasurojnë profesionalitetin e tij. Më se 81% e punonjësve ka një moshë nën 30 vjeç, shenjë e dinamizmit dhe e mundësive reale qe ne ofrojmë.
Kolonat i ofron të rinjve mundësine e punësimit për herë të parë ose të zgjedhjes definitive për karrierën e tyre.

aaa3

Karrierën në Kolonat mund ta filloni në çdo kohë duke dërguar kërkesën tuaj online ose në formularët që ndodhen në çdo restorant Kolonat për të marrë pjesë në “Ditën e Punësimit” që organizohet në ambientet tona.
Profilet e punës në restorant janë katër, secili me rol dhe përgjegjësi të ndryshme: Punonjës i thjeshtë, Hostess, Përgjegjës, Menaxher i Restorantit.

• Punonjësi i thjeshtë

Është pulsi i restorantit, ka orare fleksibël dhe shpesh punon edhe part – time. Studentëve u kërkohen minimumi 8 orë pune në jave.
Punonjësi i thjeshtë është pjesë e një skuadre që funksionon si një trup i vetëm; ai pret klientin ne kasë ose në sallë, merr porositë, përgatit me profesionalizëm produktet në kuzhinë duke respektuar standartet e higjienës dhe sigurisë. Është përgjegjës për cilësinë e shërbimit ndaj klientit. Mund të bëhet dhe me tej Menaxher i Restoranti.

• Hostess

Është përgjegjëse për mikpritjen dhe gjallërinë e restorantit. Ajo është një figurë e ndërmjetme midis Menaxherit dhe Punonjësit të thjeshtë dhe punon part-time ose full-time. Menaxhon eventet speciale dhe festat për fëmijë. Cilësitë që duhet ta karakterizojnë atë jane përzemërsia dhe vullneti për të kënaqur kërkesat e klientëve.
Shquhet për talentin organizativ të lidhur ngushtë me aftësitë krijuese dhe pasionin për më të vegjlit.
Njeh procedurat e punës ne restorant, si pas banakut edhe në kuzhinë, kryen disa detyra së bashku me Punonjësit e Thjeshtë, pret Klientët dhe administron ankesat. Mund të bëhet edhe Krye-Hostess.

• Përgjegjësi

Në shumicën e rasteve e fillon punën si Punonjës i Thjeshtë dhe punon full-time. Është i hapur, bashkëpunues, menaxhon organizimin e restorantit dhe të skuadrave të punës në orare të ndryshme gjatë ditës. Organizon trajnimin praktik të punëtorëve të rinj, ndjek dhe vlerëson rezultatet e tyre. Punon përkrah menaxherit. Është përgjegjës për organizimin e turneve, të cilësisë së shërbimit, të mikpritjes dhe kënaqësisë së Klientëve. Mund të bëhet Menaxher i Restoranti.

• Menaxheri i Restorantit

I ka përshkruar të gjitha fazat e punës në restorant dhe punon full-time. Drejton restorantin me pavarësi të plotë. Në sajë të trajnimeve të kryera ka përvetësuar njohuritë mbi marketingun, administrimin e personelit, drejtimin e restorantit, të sigurisë dhe higjienës në punë. Është përgjegjës për punonjësit, për motivimin dhe rritjen e tyre; planifikon kryerjen e detyrave të nevojshme për zhvillimin e aktivitetit; garanton cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve të ofruara; ka si objektiv rritjen e të ardhurave të restorantit. Në bashkëpunim me eprorin e tij të drejtpërdrejtë planifikon formimin e tij profesional.
Mund të bëhet supervizor i disa restoranteve ose të ndjekë rrugën e karrierës në zyrat e administratës së kompanisë.

aaa4

aaa5