Ambientet tona

z1

Kolonat  perbehet nga njerez qe jane te bindur se per te zvogeluar ne minimum ndikimin e restoranteve ne mjedis eshte i domosdoshem kontributi i te gjitheve per te krijuar dhe mirembajtur ambjente estetike. Shpesh nderhyrjet nuk jane te dukshme. Ne e kemi filluar me veprime konkrete qe me hapjen e restorantit te pare: hapi i pare eshte mbrojtja e mjedisit qe na rrethon ku ne kryejme aktivitetin. Me nismat tona ne kemi bere te mundur te krijojme hapesira te pastra dhe estetikisht te bukura, duke ofruar ambiente te rimodeluar dhe argetuese.  Ne sherbejme ne ambalazhe kartoni prej materiali te riciklueshem. Ne vitin 2003 filluam te grumbullonim sistematikisht materialet prej kartoni te destinuara per riciklim.
Mbledhja e  vajrave te djegura dhe dergimi i tyre per riciklim ne sektorin industrial eshte nje pune prioritare te cilen ne e ndjekim me korrektesi.  Kemi adoptuar teknika te reja per ndertimin dhe rikonstruksionin e restoranteve tona (struktura solide dhe te qendrueshme,  veshje muresh dhe xhama qe mundesojne reduktimin e humbjeve apo prurjeve te nxehtesise). Keto jane vetem disa nga punet qe po bejme ne sherbim te ambientit, por nuk mjaftojne: duam te bejme me teper e me mire per te krijuar ambjente estetike dhe te pastra.

Arkitektura e arredimit te brandit KOLONAT   

z2

Bashkejetesa eshte motivi kryesor i dekorit, karakteristike e te cilit jane hapesirat e gjera e moderne

Dizajni i tavolinave dhe  karrigeve te ndertuara me elemente cilesore, ngjyrat e larmishme kombinuar me dyshemene klasike krijojne nje stil unik: eshte si nje shtepi e mobiluar me guston e nje arkitekti te ri, me pak elemente por te perzgjedhur sic duhet, duke krijuar nje ambient modern e trendy. Eshte stil tipik qytetar i realizuar ne qender te qyteteve dhe ne zonat e banimit, pasi pershtatet si per familjet ashtu edhe per te rinjte qe duan ambiente elegante e te vecanta. Dizajni i karrigeve i tundon familjet per te jetuar nje eksperience jashte shtepise dhe per te krijuar njohje te reja.

 

z3

Restorantet ne Tirane si dhe ne qytetet e tjera te Shqiperise dhe Kosoves jane ajka e stilit te mobilimit te restoranteve KOLONAT. Ky stil perfaqeson simboliken e filozofise se biznesit dhe vlerave te cilesise qe e dallojne ate. Mure xhami te cilat harmonizohen me arredimin bashkekohor te pasuruar me elemente dizajni si karrige e kolltuke ,  ndricim profesional, duke krijuar nje ambient mjaft elegant.

z4
I frymezuar nga lendet e para te ndertimit, ky stil,eshte autentik e befasues; i koheve moderne dhe njekohesisht i te gjitha koherave. Ky koncept nderthurr dy elemente te ndryshem sic jane druri dhe guri, te kombinuar dhe te vendosur ne zona te ndryshme te restorantit: qe nga karriget e dizajnit klasik dhe tavolinat, kanapete  e deri tek banaket jashte. Muret ndares dhe rifiniturat perimetrale jane me elemente druri te gershetuara ne forma e linja unike te pazakonta.
Arredim bashkekohor, i thjeshte, por i ngrohte dhe clodhes. Sallat jane mobiluar me materiale natyrale ku luhen tonalitete ngjyrash te buta dhe me kolona ngjyre portokalli qe e bejne ambientin unik dhe shume mikprites. Keto restorante ndodhen kryesisht ne qytet, pa dallim si ne zona qendrore me zyra e dyqane ashtu edhe ne periferi ne zona banimi, pasi jane te pershtatshem per cdo lloj publiku: nepunes, biznesmene, familje e te rinj.

 

z5
Karakterizohen nga ngjyra te ngrohta sic eshte okra dhe materiale natyrale, sidomos druri, te kombinuar me komponente te vecanta te ndricimit dhe me dizenjo mbi dysheme qe perseritin pamjen e tavanit. Vecorite e sistemit te ndricimit sigurojne qe drita te shperndahet  pak a shume sipas vendeve te ndenjies. Perdoret per qendrat tregtare dhe ne zonat e banuara, njerezit qe marrin pjese jane sidomos familjet me femije dhe te rinj qe jane ne kerkim te nje ambienti me te fresket  (te ri).

Emri flet vete: mobilim i thjeshte, por i kuruar me kujdes, me atmosfee novative prane shijes se klienteve.  Nje vend takimi rinor plot freski, ku spikat ngjyra jeshile e ndezur e tavolinave dhe karrigeve Vend ideal per familje me femije si dhe pike takimi per grupe miqsh. Ky stil realizohet ne restorante qe ndodhen prane zonave te banimit.

KENDI I FEMIJEVE

z6

Ngjyrat e ndezura e te gjalla karakterizojne vecanerisht zonen e femijeve. Kendi i lodrave, eshte shume atraktiv dhe e ndertuar me stil dhe me nje salle te posacme per festat e ditelindjeve me ngjyra te larmishme, me akustike te neutralizuar, me tavolina te gjata dhe hapesira te gjera. Vemendje e vecante i eshte kushtuar kursimit te energjise duke perdorur llamba Led, fluoreshente, etj. Stili Qualité eshte menduar per restorantet ne qender dhe zona te posacme te qyteteve, te frekuentuara nga te rritur dhe te rinj trendy. Kendi i femijeve i ben keto restorante te jene nje vend qendrimi ideal per familjet e reja me femije.
Ne projektin e ri te rimodelimit te salles se femijeve spikatin ngjyrat e ndritshme e plot jete.   dhe me nje salle te posacme per festat e ditelindjeve me ngjyra te larmishme, me akustike te neutralizuar, me tavolina te gjate dhe hapesira te gjera. Ketu femijet zhvillojne veprimtari fizike dhe argetuese, dy elemente kryesore per rritjen e tyre.

z7

Ne cdo filial KOLONAT ju do te gjeni te gershetuar te gjithe pervojen tone mbi ndertimin dhe arredimin si dhe stilet e reja moderne dhe bashkekohore. Ky eshte nje nga objektivat tane per te sjelle dhe pershtatur ambiente sa utilitare edhe argetuese per klientin tone.