Përbërësit e produkteve

MISH VIÇI 100%

Hamburgerat tane perbehen nga mish viçi 100% !
Mishi që përdorim për hamburgerat tanë merret nga gjymtyrët e përparme të gjedhëve. Shija dhe cilësia është e njëjtë me mishin që mund të gjeni në banakun e kasapit tuaj të besuar. Hamburgerat KOLONAT përmbajnë sasinë minimale të yndyrnave të nevojshme për pjekje në piastër, pa shtuar vaj dhe pa ndryshuar karakteristikat organo-leptike. Se bashku me furnitoret tane, ne verifikojme cilesine e mishit ne te gjithe rrjetin e shperndarjes se tij, duke kryer kontrolle te vazhdushme vjetore dhe duke aplikuar standarde te rrepta te higjienes dhe sigurise se produktit. Ne respekt te plote te ligjeve ne fuqi, ne kontrollojme ne cdo moment origjinen e mishit  si dhe parametrat dhe standartet  e percaktuara. Mishi qe perdorim permban  yndyre e cila eshte vlera e ekuilibruar per te arritur pjekjen optimale, ruajtjen e butesise si dhe te gjithe vecorive organoleptike deri ne momentin e servirjes tek klienti.

BUKA- MIELLI- MAKARONAT

Ne thelb te perberjes se bukes dhe brumrave te picave qendron bashkimi i disa elementeve te thjeshte si uji, miell gruri (jo OMGJ), maja, fare pak sheqer dhe vaj ulliri. Furnitoret tane jane specialiste te vertete te prodhimit te bukes, njohin sekretet e brumit te mire, te ardhjes se brumit ne menyre natyrale, te pjekjes se duhur, e cila u jep panineve tona ate ngjyren e arte qe e dallon nga llojet e tjera te bukeve, si dhe brumit te picave  dhe produkteve te tjera ate butesi dhe shije te mire. Duke perdorur miellin e cilesise se larte per prodhimin e picave dhe te piteve  ne ju ofrojme produkte me shije dhe standarte te garantuara. Ne kemi perzgjedhur per pergatitjen e makaronave firmen italiane “Barilla” qe ofron sot produktin me cilesor te makaronave.

PATATET (TE PRERA NGA KOKRRAT E PLOTA)

Patatet qe perdoren ne rjetin  KOLONAT jane te firmes “MCCAIN”  dhe te firmes “ Lmbuesto “ lider ne prodhimin e patateve.  Ato vijne ne menyre ekskluzive  per rrjetin tone dhe ju keni mundesine te shijoni nje patate te nje cilesie absolute si ne shije dhe ne vlera ushqyese. Patatet i skuqim ne vaj palme  te perzgjedhur duke monitoruar ne menyre te vazhdueshme temperaturen e vajit ne friteza nepermjet nje sistemi te kompjuterizuar. Edhe cilesia e vajit kontrollohet cdo dite me ndihmen e nje aparati te posacem elektronik.  Sa here qe nderrojme vajin, zevendesojme te gjithe sasine me vaj te ri.

SALCAT

Salcat jane prodhimi i shoqerise sone “ BELAVIS “, te cilat prodhohen nga nje staf i perzgjedhur teknologesh dhe punonjes te kualifikuar. Qe ne perzgjedhjen e lendeve te para ne bejme kujdes qe ato te plotesojne te gjitha parametrat qe sigurojne nje prodhim te salcave sa cilesore aq edhe te shijshme. I gjithe prodhimi eshte i monitoruar per te garantuar cilesine dhe freskine e produktit te salces. Salcat si ato te hamburgerave,  te panineve dhe te picave jane te certifikuara dhe te aprovuara nga organet ligjore qe percaktojne kushtet te cilat ne i ndjekim me rigorozitet.  Salca e pices eshte prodhim i firmes “Divella” qe garanton prodhim cilesor si dhe nje produkt standart dhe te certifikuar tashme ne tregun nderkombetar.

SALLATAT-  PERIMET, CDO DITE TE FRESKETA

Sallatat dhe perimet tona perzgjidhen duke ndjekur ato praktika qe reduktojne ne maksimum rezikun e pranise te elementeve qe demtojne produktin. Mbasi perzgjidhen me kujdes cdo dite ne treg, ato lahen me uje te ftohte, priten, paketohen dhe transportohen ne restorante cdo dite te fresketa, ne te njejten menyre sic veproni edhe ne shtepite tuaja. Ato ne cdo moment ju serviren klienteve te fresketa duke ruajtur cdo here standartet dhe nje cilesi te larte ushqyese. Ne saje te nje sistemi  te perpikte testimi ne bejme kontrollin e perhershem ne qendren e grumbullimit si dhe ne filialet KOLONAT per te evidentuar gjendjen e tyre para perdorimit.

DJATHRAT

-  Djathi  i shkrire tipik qe perdoret ne recetat e KOLONAVE, eshte djathi Cheddar. Ky eshte nje djathe me origjine angleze dhe karakteristikat e tij si shija dhe stazhionimi e bejne ate  ideal per Hamburgerat dhe paninet.
- Mozzarella prodhohet ne nje nga stabilimentet e certifikuara ne Shqiperi i cili garanton nje produkt mjaft cilesor. Nen kujdesin tone te perhershem kemi standartizuar nje produkt i cili nuk ka ne perberjen e tij nenprodukte industriale, por eshte drejtperdrejt i prodhuar nga qumeshti i lopes.

VAJRAT

Ne perdorim vajra te cilat nuk kane ne perberje te tyre elemente industriale, por jane vajra bimore te prodhuar sipas parametrave europiane. Per gatimin e patateve ne perdorim vajin e palmes te prodhuar ne fabrikat malajziane, i cili eshte 100% bimor. Vaji i ullirit extra vergine – Ne perdorim vajin e firmes ALTIS vaj i nje cilesi te larte  dhe i prodhuar ne Greqi me nje standart te larte dhe i njohur ne tregun nderkombetar ju mund ta shijoni ate ne  produktet e panineve, picave, sallatave, makaronat e te tjera.