Kush jemi ne

Flete tabakaje kosova

 

Shoqëria BELAVIS sh.p.k., e themeluar ne vitin 1996 , operon në fushën e ushqimit social me brand-in KOLONAT Mediterranean Fast-Food dhe është e orientuar në mënyrë specifike në servirjen e produkteve ushqimore të standardizuara.

Produktet e standardizuara që i serviren konsumatorit janë një kombinim i përbërë nga hamburgera, panine, pica të plota, sallata, makarona, toast, clubsandwich,  produkte të pulës si chicken wings dhe chicken nuggets, pite, sufllaqe, patate dhe pije.

Kompania është e përgjegjshme për garancinë e cilësisë së produkteve që ofron, të cilat janë brenda standardeve të Komunitetit Europian për ushqimin.

Parimet tona bazë në shërbimin ndaj klientit janë: Cilësia e lëndëve të para – Freskia e ushqimeve – Higjiena dhe pastërtia e lartë – Mikpritja dhe simpatia e personelit – Kënaqësia për të ngrënë në një vend argëtues.

Një nga prioritetet e kompanisë është kujdesi ndaj shërbimit të klientelës. Në oraret e hapjes, tek KOLONAT mund të provosh, pa humbur kohë, një vakt të ngrohtë, të ushqyeshëm dhe të shijshëm, që shërbehet me kënaqësi dhe mirësjellje nga punonjësit, në ambiente me gjallëri, me ngjyra dhe komode, ku higjiena është 100% e garantuar.

Ky aktivitet drejtohet nga një staf profesional i specializuar për këtë profil të ushqimit social. Numri total i të punësuarve në filialet KOLONAT së bashku me franchiset KOLONAT sot arrin në 180 vetë.

 

Historiku i rrjetit KOLONAT:

Shoqëria BELAVIS sh.p.k. në datën 15/12/2003 hap në qytetin e Tiranës  Mediterranean Fast-Food KOLONAT,  i pari restorant në Shqipëri i tipit me vetëshërbim (self-service), në Sheshin “Nënë Tereza”. Hapja e këtij restoranti rriti në mënyrë të dukshme gamën e shërbimeve  dhe të të ardhurave të realizuara nga Shoqëria , duke krijuar premisa për hapje filialesh të kësaj natyre edhe në  qytete të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, konkretisht:

  • Viti 2007 – hapet  KOLONAT në Rr.Ibrahim Rugova, pranë Librit Universitar.
  • Viti 2008 – hapet KOLONAT në Rrugën e Elbasanit, në të cilin hyn në funksion për herë të parë shërbimi taksi
  • Korrik 2009 – hapet KOLONAT në Rrugën e Barrikadave, në pallatet nëntëkatëshe.
  • Dhjetor 2009 –  hapet KOLONAT në Sheshin Shtraus (Xhamlliku).
  • Dhjetor 2009 – hapet KOLONAT në Qendrën Tregtare Citypark, në ditën e inaugurimit të kësaj qendre.
  • Dhjetor 2012 – hapet KOLONAT ne Qendrën Tregtare TEG

 

Rrjeti Franchising:

  • Mars 2012 – hapet KOLONAT Franchise Vlorë
  • Korrik 2012 – hapet KOLONAT Franchise Shëngjin
  • Gusht 2012 – hapet KOLONAT Franchise Prishtinë
  • Gusht 2013 – hapet KOLONAT Franchise Durrës