Furnitorët tanë

KOLONAT nuk eshte prodhues, d.m.th. nuk prodhon asnje lloj ushqimi apo perberesi ushqimor, por i sherben prodhimet ushqimore. Por ndermarrja kerkon qe kushtet e saj te respektohen ne te gjitha nivelet e prodhimit si  zgjedhja e lendeve te para, transformimi, grumbullimi dhe transporti i tyre deri ne magazinimin, perpunimin, gatimin dhe dorezimin ne restorante. Te jesh furnitor do te thote t’u pergjigjesh standarteve te rrepta te cilesise dhe sigurise, por sidomos do te thote te jesh partner: te japesh kontributin drejtperdrejt ne zhvillimin e sistemit KOLONAT, dhe te ndash bashkerisht suksesin. Respektimi i standarteve garantohet nga nje sistem kompleks monitorimi dhe nga zbatimi i normave dhe sanksioneve te cilat mund te arrijne deri edhe ne nderprerjen e marredhenieve me furnitorin. Per te kuptuar se te cilit nivel jane furnotiret e perzgjedhur nga KOLONAT, mjafton t’u hedhesh nje sy emrave prestigjoze te partnereve tane kryesore.

 

“BELAVIS” sh.p.k

Administron gjithë infrastrukturen logjistike  per Kolonat, furnizimet nderkombetare dhe kombetare, organizmin e magazinave dhe shperndarjen e te gjitha prodhimeve ushqimore dhe jo ushqimore ne restorantet KOLONAT ne Shqiperi dhe jashte saj. E themeluar ne 1996, Belavis eshte nje kompani tani e kompletuar per prodhimin dhe shperndarjen e lendeve te para per rrjetin KOLONAT. Belavis operon nepermjet  qendres te  shperndarjes, te vendosur Tirane,  duke garantuar respektimin e plote te standardeve te cilesise dhe sigurise se ushqimeve te sistemit KOLONAT. Ketu ne prodhojme te gjitha llojet e salcave dhe produkteve te pules me nje standart europian, te cilat ju i shijoni dhe i testoni ne produktet e menuse KOLONAT.

 

“TONA” Sh.p.k.

Eshte furnitori zyrtar i hamburgerave per KOLONAT. Eshte nje nga firmat me serioze dhe me standarte te larta ne pergatitjen e nenprodukteve te  mishit te gjedhit dhe administron e kontrollon gjithe rrjetin prodhues. Cikli i prodhimit nis nga kafshet dhe mbaron me produktin e gatshem.

 

“SELECT” Selanik, Greqi

Lider ne prodhimin e bukes dhe specializuar ne prodhimin e bukes se  hamburgerave si ne vendin e saj ne Greqi dhe ne tregun nderkombetar. Ajo ofron prodhime me kualitet dhe garanci, ne respekt te te gjithe parametrave te cilesise dhe kerkesave te konsumatorit. Stabilimenti i firmes Select ploteson te gjitha  kriteret dhe te gjithe parametrat e  teknologjise se larte dhe automatizimit per t’iu pergjigjur standarteve te larta te cilesise dhe sigurise qe kerkon  KOLONAT si dhe ka nje kapacitet prodhues te larte.

 

“TANDOI”,  Itali

Nje nga lideret e prodhimit te miellit ne shtetin fqinj. Produkti i tyre eshte nje produkt tashme nderkombetar per vlerat ushqyese dhe parametrat cilesore. Mielli qe perdorim eshte i prodhuar posacerisht per prodhimin e picave, keshtu qe picat tona jane shume cilesore dhe te shijshme.

 

“MCCAIN”- “ LAMBUESTON”

Prodhues i patates i cilesuar nr.1 ne tregun boteror, i cili ofron cilesi, standart dhe vlera ushqyese per konsumatorin.

 

“PEPSI”

Nje nga brandet boterore te prodhimit te pijeve freskuese.

 

“BARILLA”

Prodhuesi i makaronave italiane te njohura per cilesine dhe vlerat ushqyese.

 

“GRANA PADANO”

Djathi i famshem i njohur ne te gjithe boten per cilesine dhe shijen e tij unike.

 

“AGNA GROUP”

Bashkepunimi me KOLONAT  lindi ne vitin 2003 me furnizimin e restoranteve te pare te KOLONAVE me produktet e Pepsi-t, pijet e ndryshme, patatet, etj., si nje sipermarrje e rendesishme per furnizimin e tregut shqiptar me produkte te markave te rendesishme qe garantojne cilesine dhe standartin. Kjo kompani ofron produktet e markes “PEPSI” si dhe te birres “AMSTEL”

 

“ALBAMILK” sh.p.k

Albamilk eshte nje shoqeri shqiptare e specializuar ne prodhimin e nenprodukteve te qumeshtit. Kompania jone ka filluar bashkepunimin me Albamilk qe ne ditet e para te aktivitetit te saj  duke standartizuar prodhimin e djathit mozzarella per KOLONAT, i cilia eshte nje prodhim shume cilesor qe behet me qumesht te fresket dhe pa perzieres kimike. Tashme me nje eksperience 11-vjecare ne gjithmone garantojme nje produkt te standartizuar dhe me cilesi.

 

“B.B. PACKAGING”  Athine Greqi

Prodhues i te gjithe produkteve te letres. Kjo kompani prodhon te gjitha gotat e pijeve qe ne perdorim ne aktivitetin tone, te cilat jane prodhime te certifikuara me lende te pare organike  duke iu pergjigjur te gjitha standarteve te EU-se. Prodhimet e saj jane te riciklueshme dhe te krijojne mundesine e mbrojtjes se mjedisit.

 

Firma “KLASS”

Prodhues i te gjithe produkteve te paketimit. Kjo kompani prodhon te gjitha kutite e hamburgerav qe ne perdorim ne aktivitetin tone, te cilat jane prodhime te certifikuara me lende te pare organike  duke iu pergjigjur te gjitha standarteve te EU-se. Prodhimet e saj jane te riciklueshme dhe te krijojne mundesine e mbrojtjes se mjedisit.