Cilësia

a2

Kontroll i vazhdueshëm dhe standarde rigoroze

Sot KOLONAT ndjek norma të përgatitjes, të pastërtisë dhe higjienës ushqimore, të paraqitura nga një protokoll operativ shumë i detajuar. Veç kësaj, seleksionimi dhe kontrolli i lëndëve të para që kryejmë tek furnitorët tanë ka standarde të nivelit të lartë dhe është ndër më rigorozët në sektorin e restoranteve.

Pra, ne punojmë me objektivin që të garantojmë cilësinë konstante të çdo përbërësi ushqimor: nga origjina e lëndës së parë deri tek produkti përfundimtar. Të gjithë furnitorët e KOLONAVE u nënshtrohen kontrolleve të hollësishme. Ndërmjet tyre është dhe sistemi HACCP (Analiza e Rreziqeve dhe Pikave Kritike të Kontrollit), që konsiston në identifikimin e pikave kritike të kontrollit, parandalon ndotjen e ushqimeve, garanton sigurinë e tyre dhe lejon autoritetet të verifikojnë zbatimin konkret të rregullave të sigurisë. Bëhet fjalë për një procedurë të detyrueshme me ligj, e cila zbatohet rigorozisht nga KOLONAT. Përveç aplikimit të normave, KOLONAT përdor standardet e veta rigoroze të punës. Këtyre u shtohen analiza të shumta të bëra si në laboratorët e furnitorëve, ashtu dhe ato të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Kontrollet e cilësisë kryhen vazhdimisht, sepse tutela e sigurisë ushqimore të konsumatorëve është prioritet i KOLONAVE.

Çdo produkt mund të hyjë në restorant pasi të jetë vërtetuar që prodhimi dhe transporti janë bërë në përputhje me kushtet e rrepta të sigurisë të vendosura nga KOLONAT. Zinxhiri i ftohjes nuk ndërpritet asnjëherë nga kamioni frigoriferik në dhomën frigoriferike, ku temperatura kontrollohet vazhdimisht dhe nuk i kalon –18°C. Produktet e freskëta ruhen në temperaturat +1°C dhe +4°C. Çdo përbërës ushqimor ka mënyrën dhe afatet e posaçme të ruajtjes dhe mirëmbajtjes, të cilat në KOLONAT respektohen gjithmonë. Në restorantet tona produkti i parë që hyn në frigorifer është i pari që del prej tij.

Në çdo kuti dhe qese ambalazhi shënohet data, ora e prodhimit dhe skadencës. Që do të thotë të  njohësh kohën e prodhimit dhe të identifikosh llojin e produktit të servirur.

Procedura e vazhdueshme e kontrollit që nga lënda e parë deri tek produkti i gatshëm do të thotë që, duke filluar prej kutisë së hamburgerit, panines, picave ose të patateve, është e mundur të gjendet origjina e lëndëve të para. Kjo bëhet e mundur në sajë të dokumentacionit të disponueshëm, i cili paraqet të gjithë hapat që përshkojnë përbërësit ushqimorë, që prej lëndës së parë në produktin përfundimtar.

Të gjitha pajisjet, piastrat, furrat e picave , fritezat kontrollohen vazhdimisht nga punonjësit, pastrohen shpeshherë gjatë ditës, si dhe çmontohen, lahen dhe sterilizohen së bashku me pajisjet e tjera të kuzhinës.

Pjekja  e produkteve të mishit  bëhet midis 2 piastrave, të cilat pastrohen vazhdimisht me kujdes, në temperaturën midis 177°C (më e ulëta) dhe 218°C (më e larta), për një kohë minimale prej 41 sekondash. Kjo metodë e bën hamburgerin KOLONAT  një produkt të pjekur mirë, të butë dhe me më pak yndyrë në krahasim me ato që përgatiten zakonisht në shtëpi.

Po kështu veprojmë me bukët e hamburgerave dhe të panineve në mënyrë  që paninet tona të shijohen të sapopërgatitura, të ngrohta dhe me aromë.

Furrat e pjekjes së picave janë të një teknologjie moderne, në formë tuneli, të cilat jo vetëm realizojnë një pjekje uniforme të picës, por edhe ruajnë një standard të lartë të vlerave ushqyese të përbërësve të picës. Të gjitha produktet i përgatitim në çast, prandaj, shpeshherë, ju duhet të prisni disa minuta.

Aktualisht cilesia ne KOLONAT  garantohet nga nje sherbim cilesor dhe i kontrolluar