Vlerat Ushqimore

a7

Ne besojme se nje diete e ekuilibruar dhe stili i jetes aktive perbejne themelin e qendrimit korrekt te njeriut ndaj shendetit. Ne ju japim mundesine e zgjedhjes se ushqimeve qe jo vetem u pershtaten shijeve tuaja, por edhe qe jane koherente me nevojat tuaja ditore per kalori. Per kete qellim kemi ndertuar nje menu te gjere, gama e te ciles behet gjithnje e me e larmishme.

Krahas produkteve tradicionale si hamburgerat, patatet, produkteve te pules  etj. do te gjeni edhe alternativa produktesh si picat, pitet, makaronat, tostet e sandwich-et dhe sallatat e fresketa e te shijshme, te cilat pervec se si pjate e vecante, perdoren edhe si garniture ne vend te patateve.

Te jesh i vetedijshem per te bere zgjedhjen e produktit te deshiruar, do te thote te njohesh vlerat ushqimore te tij. Per kete ne  jemi perpjekur t’ju japim informacione te plota mbi te gjitha produktet tona kudo ku eshte e mundur: mbi paketim, ne fletepalosje, flete tabakaje si dhe ne tabelen e llogaritjes se kalorive.

Por kjo nuk eshte e mjaftueshme: dieta duhet te jete e plote dhe e larmishme nga pikepamja  e marrjes se te gjithe makroelementeve ushqyes te nevojshem per metabolizimin e organizmit tone. Prandaj kemi vendosur edhe vlerat ditore referuese te cilat ju ndihmojne te kuptoni shpejt dhe me lehtesi  se si duhet te kompozoni, ose cfare duhet te permbaje nje vakt te ekuilibruar.

Per te rriturit jane llogaritur nevojat minimale, domethene ato qe i korrespondojne organizmit femeror. Per te llogaritur nevojat tuaja personale perdorni kalkulatorin online.

 

1

KALORITE

Kalorite jane sasia e energjise qe akumulohet nga marrja e nje ushqimi ose pije. Kalorite digjen nepermjet aktivitetit fizik. Organizmi yne i siguron kalorite nga proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.

 

2

PROTEINAT

Proteinat jane “tullat” e organizmit tone, jane thelbesore per mirembajtjen dhe rigjenerimin e muskujve, te organeve, te lekures dhe te kockave. Burime te proteinave jane mishi, peshku, pula, djathrat, vezet dhe soja.

 

3

YNDYRNAT

Yndyrnat sigurojne energjine, jane pjese e struktures qelizore te organizmit, e pajisin organizimin me acidet yndyrore kryesore dhe ndihmojne ne perthithjen e vitaminave A, D dhe E si dhe u japin shije ushqimeve. Megjithate, perdorimi i tepruar i yndyrnave nuk eshte i keshillueshem. Burime te yndyrnave jane gjalpi, mishi, vaji i ullirit dhe i farave, frutat e thata, bishtajoret dhe peshqit me permbajtje dhjamore.

 

4

KARBOHIDRATET

Karbohidratet jane karburanti qe e lejojne trupin dhe mendjen te kryejne punet e perditshme. Ketu perfshihen sheqernat (qe gjenden ne fruta, biskota, pije) dhe amidoni (qe gjendet p.sh. tek patatet, buka, makaronat, orizi.

 

5

KRIPA

Kripa perbehet nga kloruri i natriumit. Nje sasi modeste kripe eshte e nevojshme per te mbajtur ekuilibrin e lengjeve ne organizem, por perdorimi i tepruar i saj nuk eshte i keshillueshem. Ushqime me permbajtje te larte kripe jane p.sh. salcat e gatshme ne kuti, djathrat e buta, peshku i tymosur, lengu i mishit, kikirikat e kripura dhe shellira.

 

6

YNDYRNAT E NGOPURA

Yndyrnat e ngopura pergjithesisht jane te ngurta ne temperature ambienti dhe kryesisht jane me origjine shtazore (p.sh: mishi, vezet, djathi). Dieta e pasur me yndyrna te ngopura mund te rrite nivelin e kolesterolit te keq ne gjak, prandaj duhet tepruar konsumi i tyre.

 

7

SHEQERNAT

Ketu perfshihen sheqernat qe gjenden ne menyre natyrale tek ushqimet (p.sh. tek frutat) si dhe sheqernat qe i shtohen ushqimeve (torta, biskota, pije te embla ose joalkolike). Sheqernat se bashku me amidonin perbejne karbohidratet.

 

8

FIBRAT

Burojne nga ushqime te ndryshme me origjine bimore (p.sh: drithera, fruta, perime, lakra, etj.) dhe nuk asimilohen nga aparati tretes. Ndihmojne per mirefunksionimin e aparatit tretes.

Te gjitha parametrat e mesiper jane nje detyra jone e perhereshme per ti respektuar dhe per tju afruar klienteve tane produkte te cilesise dhe te ekulibruar ne vlerat ushqimore .