Kërkesat për franchising të kompanisë

Si mund të bëhesh pjesë e Kolonave?

Përzgjedhja jonë është shumë e kujdesshme dhe rigoroze. Kandidati ynë ideal është drejtues ose kuadër i nivelit të lartë që dëshiron t’i ushtrojë aftësitë, profesionalitetin dhe eksperiencën e vet në një biznes të vetin, ose një person që zotëron karakteristikat e mëposhtme:

  • integritet dhe personalitet të lartë;
  • aftësi të spikatura në administrimin e personelit dhe në komunikim;
  • mprehtësi të shkëlqyer në fushën financiare;
  • dhunti të forta për Leadership;
  • personalitet për të qenë një përfaqësues ekselent i markës;
  • një qasje të orientuar drejt klientit.

-

Të drejtosh një restorant Kolonat do të thotë të punosh me intensitet çdo ditë: në kuzhinë, në kasë, së bashku me personelin, duke zhvilluar marketingun lokal dhe shitjet. Kërkojmë njerëz të motivuar për të ndërmarrë një partneritet afatgjatë: kontrata franchising ka, në fakt, një afat deri në maksimumi 20 vjet.

Kushtet minimale për të kandiduar:

  • mosha midis 32 dhe 45 vjeç;
  • kapacitet financiar personal për të investuar

-

Kolonat nuk kërkon investitorë, nuk lidh kontrata me shoqëri me disa ortakë, as me sipërmarrës që duan të ndryshojnë llojin e biznesit të tyre. Kandidati duhet të jetë një person i cili i plotëson individualisht kushtet financiare të kërkuara.

Gatishmëria gjeografike nga ana e kandidatit duhet të jetë e plotë në nivel kombëtar, ose për një apo për disa nga rajonet e përcaktuara nga Kolonat. Nuk kërkojmë një franchisee për një qytet të caktuar, përderisa as nuk i kërkojmë kandidatit të investojë në vendndodhje (kërkimi dhe vendimi per  investimi janë totalisht vendime te cilat i aprovon  Kolonave ), pasi zgjedhja e vendndodhjes është bazuar në kritere të përcaktuara mirë  si dhe mbi bazën e fitimeve që ajo do të prodhojë per franchisin dhe për Kolonat.

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME PËR PËRZGJEDHJEN E OBJEKTIT

r5

Vendi i propozuar për ngritjen e lokalit Kolonat:

  • Qyteti
  • Adresa e saktë e vendodhjes së lokalit
  • Hapësira e lokalit
  • Planimetria e tij
  • Dokumentacioni i pronësisë

-

Brandi Kolonat është një aktivitet që ushtrohet në fushën e ushqimit social, një shërbim i shpejtë e cilësor i standartizuar në të gjithë gamën e tij. Duke u nisur nga ky parim bazë i këtij aktiviteti, ju në zgjedhjen e objektit se ku do të ushtroni aktivitetin, duhet të keni parasysh kriteret e mëposhtme të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë të sigurt.

  • Ne qendrën tradicionale te qytetit, qendër që edhe në momentin e tanishëm ka një fluks të madh të qytetarëve nga paraditja deri në orët e vona të natës.
  • Ose nje qendër jo tradicionale, por që sot është shumë e frekuentuar nga qytetarët.
  • Në një vend që mendohet se do të jetë një zonë që mund të frekuentohet nga familjarët, fëmijët, të rinjtë me praninë e brandit Kolonat.
  • Në qendra tregtare që janë shumë të frekuentuara.
  • Objekti i propozuar duhet të ketë vend parkimi, si në rrugë apo sheshe parkimi, gjë që e bën atë më të frekuentueshëm nga klientët.
  • Objekti duhet të ketë një hapësirë jo më të vogël se 400 m2.
  • Objekti të ketë një formë katrori apo drejtkëndëshi, formë që të jep mundësi arkitektonike për organizimin e sallës dhe kuzhinës.
  • Lartësia e objektit duhet të jetë jo më ulët se 3,30 m.
  • Preferohet që objekti të jetë ndërtim i ri për të qenë i adaptueshëm në funksion të Kolonave dhe të mos ketë ndërhyrje të rëndësishme në konstruksion.
  • Objekti të ketë sa më shumë hapësira vetratash xhami për t’u dukur sa më mirë nga kalimtarët.
  • Objekti të jetë në katin e parë të ndërtesës.
  • Të ketë hyrje të madhe përballë rrugës kryesore ku kalojnë kalimtarët.
  • Hyrja të mos ketë shkallë, ose të ketë maksimumi 1-2 shkallë.
  • Është e rëndësishme që objekti të ketë pozicion që të jetë sa më i shikueshëm nga kalimtarët.
  • Të ketë pamje që të kemi mundësi të vendosjes së reklamës sa më dukshëm.
  • Preferohen objekte ku të bëhen sa më pak ndërhyrje në konstruksionin e objektit, në mënyrë që të ketë kosto më të ulët investimi ne objekt.
  • Preferohet që pranë objektit të ketë edhe aktivitete të tjera që bëjnë të mundur tërheqjen e klientëve.

Duke u nisur nga këto kërkesa të përgjithshme, ju do të plotësoni formularin e mëposhtëm, i cili na bën të mundur një ide sa më të qartë për objektin që ju na propozoni.

SA ËSHTË INVESTIMI TOTAL I NEVOJSHËM PËR TË QENË FRANCHISEE I FRANCHISING KOLONAT?

r6

Kostoja maksimale e një restoranti Kolonat është rreth  200.000 deri 250.000 Euro (përfshirë TVSH). Kjo vlerë gjithmonë varet nga sipërfaqja e objektit, e cila minimalisht duhet të jetë jo më pak se 400 m2, si  dhe nje pagesë  plus, e cila eshte tarifë hyrëse per franchesingun. Kandidati duhet të vërtetojë që zotëron vlerën e mësipërme në formë “cash” ose kreditimi  nëpërmjet institucioneve të kreditimit. Zakonisht kontrata franchising ka një kohëzgjatje prej 20 vjetësh. Kostoja e mësipërme i korrespondon blerjes drejtpërdrejt nga furnitorët e autorizuar nga Kolonat të pajisjeve të kuzhinës, pajisjeve për sallën e brendshme dhe të jashtme, dekoreve dhe tabelave. Nga momenti i hapjes së restorantit, në bazë te kontratës franchising,  përcaktohen dhe detryrimet  qe i lindin FranchisMarrësit në raport me brandin Kolonat për gjithë menaxhimin dhe logjistikën që Kolonat i vë në dispozicion FranchisMarrësit, gjatë gjithë afatit kohor të përcaktuar në kontratë.

SA ËSHTË FITIMI OSE RIKTHIMI I INVESTIMENTIT TIM

Fitimi varet nga një seri faktorësh si për shembull nga shitjet si dhe nga administrimi i mirë i sipërmarrësit. Masa e fitimit të një restoranti përcaktohet, që nga zgjedhja e vendndodhjes, nëpërmjet llogaritjes së parashikueshme të bilancit mbi rikthimin e investimit për franchisin, sipas peshës së investimeve. Gjatë bisedimeve ne ju japim informacione të detajuara mbi fitimet e pritshme.

PROCESI I PËRZGJEDHJES DHE I TRAJNIMIT

Nëse kandidati plotëson kushtet minimale të kërkuara, ai do të vijojë me një seri intervistash me drejtuesit e Kolonave. Nëse intervistat (zakonisht janë 3 si dhe prova praktike në një nga restorantet tona) kanë rezultat pozitiv, nënshkruhen marrëveshjet për fillimin e periudhës së trajnimit, e cila ka një kohëzgjatje maksimumi 6 mujore. Në përfundim të 3 muajve të parë, Kolonat  dhe kandidati do të takohen për të konfirmuar interesin reciprok për vazhdimësinë e trajnimit per t’u bërë franchise i Kolonave.  Gjatë fazës së trajnimit janë parashikuar kurse si në Kolonat qendër, ashtu edhe në lokalin e FranchisMarrësit. Gjatë fazës së dytë të trajnimit diskutohet dhe arrihet marrëveshja për dhënien në dorëzim të restorantit.