Familja në Kolonat

Për nënat

qq1

“PO MENUJA E PROPOZUAR, ËSHTË GJITHMONË E NJËJTA!…”

Pikërisht këtë vit, Kolonat ka ofruar, përveç lodrave të Happy Kids-it, edhe lodra të tjera shpërblyese që zgjerojnë ofertat Happy Kids duke futur produkte të reja të zgjedhura posaçërisht për fëmijë, që kënaqin shijet e tyre, por edhe pritshmëritë e prindërve. Happy Kids në këto vite  është pasuruar me produkte të reja me cilësi të certifikuar, siç është produkti toast-it dhe kotoletave te vogla te pulës. Shumëllojshmëria dhe cilësia e produkteve të ofruar nga Kolonat  bëjnë të mundur konsumimin e një vakti të plotë nga pikëpamja ushqyese: propozimet e ndryshme mbështeten në parimin që ushqimi i shëndetshëm bazohet tek shumëllojshmëria e ushqimeve, sidomos për fëmijët. Në sajë të gamës së gjerë e të plotë fëmijët mund të bëjnë kombinime të ndryshme.

“MENUTË PËR FËMIJË JANË SHUMË TË YNDYRSHME!”

Më shumë se gjysma e kombinimeve të menusë Happy Kids ofrojnë më pak se 1/3 e nevojës ditore për kalori të një fëmije që sipas ekspertëve nutricionistë është 1600 kcal. Për shembull: sasia e kalorive e një menuje Happy Kids që përmban Chicken Nuggets, është 336,2 kcal.

“A MUND TË THEMI SE KOLONAT ËSHTË I LIDHUR NË MËNYRË TË PAZGJIDHSHME ME  USHQIMIN E SHËNDETSHËM DHE TË EKUILIBRUAR??”

Produktet e Kolonave bëjnë pjesë në atë që quhet ushqim i balancuar, i cili sipas ekspertëve të ushqimit, duhet të bazohet në ekuilibrin, shumëllojshmërinë, masën e moderuar, të shoqëruara këto me aktivitetin fizik. Ne u kemi dhënë klientëve informacione mbi vlerat ushqyese të produkteve në mënyrë që çdo njeri të bëjë zgjedhjen sipas kërkesave dhe preferencave të veta. Dhe pikërisht zgjerimi i metejshëm i gamës së produkteve Happy Kids tregon vullnetin e Kolonave për t’u ofruar në vazhdimësi klientëve të saj mundësinë e zgjedhjes së ushqimeve jo vetëm të shijshme, por edhe të vlerësuara nga pikëpamja e nevojave ditore të fëmijëve për kalori.

qq2

“FËMIJËT SHKOJNË SHUMË SHPESH TEK KOLONAT!”

Brezi i fëmijëve të moshës nga  3-8 vjeç i frekuenton mesatarisht restorantet Kolonat  1 herë ne 2 javë.

Fëmijët gjejnë jo vetëm një ushqim të pëlqyshëm, por dhe ambiente ku ata mund të argëtohen në çdo kohë. Kolonat, që në startimin e aktivitetit,  i ka dhënë përparësi këndit të fëmijëve dhe ambienteve për të festuar çdo festë në mënyrë të gëzuar. Në këndin e fëmijëve mund të argëtohen fëmijët e moshës 3-7 vjeç, gjithmonë nën kujdesin e punonjëseve tona, të cilat bëjnë të mundur sigurinë dhe përkujdjesjen për  fëmijën tuaj.